SKANDALI në sheshxhirimin e filmit, aktori e PËSON KEQ!

SKANDALI në sheshxhirimin e filmit, aktori e PËSON KEQ!

Aktori David Del Rio është shkarkuar nga sezoni i dytë i serisë televizive të CBS-it, Matlock, për shkak të një hetimi që po zhvillohet ndaj tij lidhur me një akuzë për sulm seksual. Aktori u largua nga seti më 2 tetor, të njëjtën ditë kur u raportua incidenti. Ngjarja e dyshuar thuhet se ka ndodhur më 26 shtator dhe sipas raportimeve, në të ka qenë e përfshirë kolegia e tij në seri, aktorja Leah Lewis. Pas publikimit të lajmit, Lewis reagoi në profilin e saj në Instagram me një mesazh mbështetës për veten: “Po ecim përpara me dashuri dhe forcë. Jam në duar të mira. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kujdesin. Fjala kyçe është forca. Le të jetë kjo mesazhi,”-shkroi ajo krah një fotografie...