BE–Shqipëri: Bashkëpunim për drejtësinë dhe integrimin në fokusin e takimit Lamallari–Superti

BE–Shqipëri: Bashkëpunim për drejtësinë dhe integrimin në fokusin e takimit Lamallari–Superti

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti sot në një takim Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian. Në një njoftim publik, ministri Lamallari u shpreh se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e negociatave për Kapitullin 23 që udhëheq Ministria e Drejtësisë, punën për përafrimin e legjislacionit dhe procesin e hartimit të Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një konsultim të gjerë publik e transparent. “Forcimi i kapaciteteve tona teknike e administrative, si dhe shfrytëzimi i avantazheve të teknologjisë janë të domosdoshme për jetësimin e prioriteteve tona, konsolidimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit ligjor”, tha Lamallari. Më herët, Superti ka zhvilluar takim edhe me ministren për Evropën...