Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet
Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmetua investigimi sesi një punonjës i policisë, i quajtur Briken Tereziu, u rikthye në detyrë megjithëse ishte arrestuar, hetuar dhe po gjykohej për dhjetëra raste abuzimi me detyrën. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës u faktua se Tereziu dhe disa kolegë të tij, kishin kaluar plot 65 persona, madje edhe të mitur pa prokurën e njërit prind, kundrejt ryshfetit. Megjithëse çështja është në gjykatë dhe Briken Tereziu akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ai çuditërisht është kthyer në punë. Ndërkohë, pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se edhe të tjerë punonjës bënin të njëjtin aktivitet. Një bashkëpunëtor i Fiks...