alitn dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, po vijon prej orësh raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, ndëra u është përgjigjur edhe pyetjeve të palëve, të pranishëm. Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, ishte ndër çështjet për të cilat deputeti i PL-së Tedi Blushi, renditi për shefin e SPAK-ut.
Dumani u përgjigj shkurtimisht, teksa fillimisht sqaroi se prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra nga askush, as nga Edi Rama. Për arrestimin e Metës, drejtuesi i SPAK thotë se nuk ndihen përgjegjës për shkelje e ligjit, duke theksuar se nuk është ai që e ka ekzekutuar masën e sigurimit.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani.
