Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania ndjek modelin grek, pensionistët që punojnë do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale
Qeveria gjermane po përgatit një projektligj të ri që synon të inkurajojë pensionistët të qëndrojnë aktivë në tregun e punës, duke u ofruar atyre një përjashtim tatimor prej 2,000 eurosh në muaj për të ardhurat nga puna. Sipas raportimit të Financial Times, masa pritet të hyjë në fuqi në janar dhe do t’i kushtojë shtetit rreth 890 milionë euro në vit. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në ekonominë më të madhe të Evropës. Në thelb, ajo synon të krijojë stimuj të fortë fiskalë për qytetarët që, ndonëse në moshë pensioni, zgjedhin të kontribuojnë ende në tregun e punës. Gjermania, siç vëren FT, po ndjek shembullin e Greqisë, ku pas...