Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dumani: S’do kandidoj për prokuror të SPAK, por jepuni mundësinë 11 të tjerëve që u mbaron mandati
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se kur t’i përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë më. Ai kërkoi që 11 prokurorëve të posaçëm t’u jepet shansi që të rikandidojë sërish, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Kjo pasi sipas Dumanit, është e pamundur që t’i zëvendësosh këta prokurorë, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë. Kujtojmë se 11 prokurorëve të posaçëm ju përfundon mandati në vitin 2028 ”Në përfundim të mandatit tim nuk do të rikandidoj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim...