Showbiz E Martë, 14 Tetor 2025 19:03
Janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”.
Ai ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013.
”Nuk dimë asgjë specifike”,-tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike. ”Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja e tij”.
Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze dhe që prej asaj kohe është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në shtëpinë e tij në Zvicër. Familja e tij ka ruajtur gjithmonë diskrecion të plotë mbi gjendjen e tij, duke shmangur çdo koment publik.
