Me histori të përsëritur në trafik emigrantësh, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Me histori të përsëritur në trafik emigrantësh, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Policia kufitare e Sarandës ka finalizuar një tjetër operacion kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar që po transportonte katër shtetas të huaj në mënyrë ilegale drejt brendësisë së territorit shqiptar. Operacioni u zhvillua në aksin Xarrë–Cukë, ku u ndalua një automjet tip “KIA” me targa AB 207 VA, brenda të cilit u konstatuan katër emigrantë të huaj pa dokumentacion të rregullt. Emigrantët dyshohet se kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në pranga ra Ali Peposhi, i njohur edhe me identitetin Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Ai rezulton me precedentë penalë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale: u arrestua në vitin 2020 në Tiranë dhe në 2023 në Korçë, për përfshirje...