Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protesta kundër masave shtrënguese të qeverisë në Belgjikë, greva e përgjithshme anulon qindra fluturime
Aeroportet e Brukselit (Zaventem) dhe Charleroi janë ndërprerë sot nga një grevë kombëtare në Belgjikë, e thirrur nga sindikatat kundër reformave ekonomike dhe sociale të qeverisë federale të koalicionit, të udhëhequr nga kryeministri Bard de Wever. Në aeroportin Zaventem, të gjitha fluturimet nisëse dhe pothuajse gjysma e mbërritjeve janë anuluar, duke prekur rreth 48,000 pasagjerë, sipas një zëdhënësi të aeroportit. Aeroporti i Charleroit, i dyti më i madh në vend, deklaroi se nuk do të mund të operojë fluturimet e planifikuara, si nisjet ashtu edhe mbërritjet. Përveç aeroportit, transporti publik në Bruksel, Flandër dhe Wallonia është ndërprerë në mënyrë të konsiderueshme, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët. Sipas sindikatave, më shumë se 100,000 protestues kanë marshuar në rrugët e Brukselit që nga mëngjesi, ndërsa...