Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

Nga Sebi Alla/ Rreth 45 për qind e të moshuarve që janë në Institucionet Rezidenciale shtetërore (Shtëpitë e të Moshuarve), shfaqin probleme të shëndetit mendor, por në këto qendra mungon një mjek pasikiatër, apo edhe medikamentet e nevojshme për sëmundjet mentale. Në këtë përfundim arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë në gjashtë bashki të vendit në këto qendra për periudhat 2020, 2021 dhe 2022. “Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialistë (sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve) në IR (Shënim: Institucionet Rezidenciale); Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar në IR, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit...