Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më pak se dy javë kohë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen e Qeverisë së re për miratim. Ndërsa afati përfundon më 26 tetor, analistët vërejnë një atmosferë më të qetë dhe më të favorshme për negociata ndërpartiake, pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor. Sipas tyre, këto zgjedhje janë ndërlidhur edhe me procesin e gjatë të konstituimit të Kuvendit, i cili është përmbyllur vetëm në fund të javës së kaluar, pas disa muajsh bllokadë. Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus thotë se partitë kanë pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale, për të shmangur ndikimin që mund të sillte formimi i një koalicioni qendror në garat komunale. “Aleancat që mund të bëhen, mund ta rrisin...