Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Gorilla vrapon dhe thyen barrierën prej xhami në kafazin e tij në Kopshtin Zoologjik të San Diegos
Momente paniku në Kopshtin Zoologjik të San Diegos në Kaliforni të shtunën (10/11) kur një gorillë papritmas u hodh mbi barrierën prej xhami të kafazit të tij, duke thyer njërën nga tre shtresat mbrojtëse. Zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se gorilla 10-vjeçare, e quajtur Denny dhe me peshë rreth 180 kilogramë, theu një pjesë qelqi në kafazin e tij në seksionin e Pyllit të Gorillëve. Videoja e kapur nga vizitorët e kopshtit zoologjik tregon Denny-n duke sulmuar barrierën prej xhami dhe duke e thyer atë me forcë, duke shkaktuar panik tek disa familje që vrapuan për t’u larguar. “Ndjemë sikur ishte një tërmet përpara se të kuptonim se ishte vetëm ajo që po thyente xhamin”, tha vizitorja Jackie Daubler për 10News. “Ishte mjaft e frikshme....