Trump: Do rindërtoj Gazën, por jam i pavendosur për zgjidhjen me dy shtete

Trump: Do rindërtoj Gazën, por jam i pavendosur për zgjidhjen me dy shtete

Bota E Martë, 14 Tetor 2025 15:06 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpreson për “rindërtimin e Gazës”, ndërsa thekson se ende nuk ka vendosur për një zgjidhje me dy shtete, gjë e cila mund të çojë në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. ‘’Nuk po flas për një shtet apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës. Shumë njerëzve u pëlqen zgjidhja me një shtet. Disa njerëzve u pëlqen zgjidhja me dy shtete. Do ta shohim. Nuk kam bërë ende asnjë deklaratë për këtë”, deklaron presidenti. Sipas The Guardian, deklarata është, megjithatë, “jashtëzakonisht e paqartë në lidhje me rrugën drejt paqes së qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, përfshirë palestinezët” dhe nuk përmend asnjë zgjidhje me një ose dy shtete.