Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për aferën e “sterilizimit” ka dalë para Gjykatës së Posaçme këtë të martë, ku po gjykohet i veçuar, me një kërkesë të pazakontë. Vështirësitë për të dëgjuar gjithë CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që Beqaj të kërkojë të ketë “Diellën” në qeli. Beqaj pretendon se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj. “Me sa duket më duhet një ‘Diell’, s’kam si t’ja bëj ose të kem një kompjuter “ Ish ministri shfaqi konstestime edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar ktiminal. Diskutimi në seancë: Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë...