“A je produkt i Soros?”/ Debat te “Ligjet”, ministri Lamallari: Unë nuk ia bëj kujt biografinë familjare, s’kisha mundësi të merrja fond ekselence

“A je produkt i Soros?”/ Debat te “Ligjet”, ministri Lamallari: Unë nuk ia bëj kujt biografinë familjare, s’kisha mundësi të merrja fond ekselence

Gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, deputetët u përfshinë në debat kur Elda Hoti e PD-së pyeti ministrin nëse ishte produkt i Soros. Besfort Lamallari, në përballjen e parë me deputetët në Kuvend, tha se ai vetë nuk kishte marrë fonde nga ekselenca, megjithëse kishte qenë student ekselent dhe mënyra e vetme për të ndjekur studimet ka qenë përmes fondeve të partnerëve. Debati: Hoti: Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij? Manja: Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë ccdo lloj mediumi për t’i bërë këto pyetje. Është në diskrecionin tuaj në lidhje me përgjigjet....