Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ra në koma pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, ndërron jetë elektriçisti Arjan Kraja
Ka ndërruar jetë pas tre muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH-së që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të mitur në Velipojë. Ai pësoi një ishemi pas aktit heroik dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kome. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ku Kraja punonte prej vitesh si shef grupi. “Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, thuhet në reagimin e OSSH-së.