A je produkt i Sorosit? Lamallari përplaset me deputeten e PD-së: Isha student ekselent, por familja nuk kishte mundësi…

A je produkt i Sorosit? Lamallari përplaset me deputeten e PD-së: Isha student ekselent, por familja nuk kishte mundësi…

besfort lamallari TIRANË- Gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, deputetët u përfshinë në debat kur Elda Hoti e PD-së pyeti ministrin nëse ishte produkt i fondacionit Soros. Besfort Lamallari, në përballjen e parë me deputetët në Kuvend, tha se ai vetë nuk kishte marrë fonde nga ekselenca, megjithëse kishte qenë student ekselent dhe mënyra e vetme për të ndjekur studimet ka qenë përmes fondeve të partnerëve. Ministri vijoi më tej duke thënë se nuk ishte në Kuvend për ti bërë biografinë askujt. Debati: Hoti: Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij? Manja: Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë...