Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të ligjit dhe një cenim të të drejtës së pronësisë. Në deklaratën zyrtare, KMSH thekson se ndërtimi po kryhet në kundërshtim me vendimet e formës së prerë të gjykatave shqiptare, të cilat prej vitesh kanë njohur pronësinë legjitime të truallit në favor të Komunitetit Mysliman, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej. Sipas KMSH, institucionet shtetërore si Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrat e Përmbarimit dhe Kadastrës në Shkodër, kanë dështuar të zbatojnë vendimet gjyqësore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme dhe duke i hapur rrugën ndërtimit të objektit në kundërshtim me...