Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
KMSH denoncon ndërtimin e paligjshëm mbi pronën e saj në Shkodër: Shkelje e hapur e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të ligjit dhe të vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Në deklaratë, KMSH thekson se ndërtimi në fjalë përbën cenim të të drejtës së pronësisë dhe të trashëgimisë fetare, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për ndalimin e punimeve dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Reagimi Zyrtar: Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi...