Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku denoncon dhunën ndaj minatorëve të Spaçit: Ata nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Media dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj minatorëve të Spaçit, të cilët prej disa ditësh protestojnë për kushte më të mira pune dhe trajtim të dinjitetshëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kërkesat e minatorëve janë “minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës”, ndërsa përgjigjja e qeverisë ka qenë “dhuna policore ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre”. Ajo kujton se në emër të Partisë Demokratike ka depozituar vitin e kaluar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët dhe më të rrezikshmit, duke garantuar pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar. Në...