Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi (Pamjet)
Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, është ekstraduar nga Dubai. Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është arrestuar në Dubai në 23 shkurt të vitit 2023. Ndaj Shkëmbit, GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale. Dritan Shkëmbin akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’. Dritan Shkëmbi njihet si anëtar i bandës...