Shkalla e vdekshmërisë tek adoleshentët rritet ndjeshëm – pse duhet të alarmohemi

Shkalla e vdekshmërisë tek adoleshentët rritet ndjeshëm – pse duhet të alarmohemi

Shkalla e vdekshmërisë te adoleshentët dhe të rinjtë po rritet në mënyrë shqetësuese, sipas një studimi ndërkombëtar mbi shkaqet e vdekjes në mbarë botën. Studiuesit vënë në dukje se shkaqet kryesore ndryshojnë sipas rajonit: në Amerikën e Veriut dominojnë vetëvrasjet, përdorimi i drogës dhe alkooli, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane mbizotërojnë infeksionet dhe lëndimet. Sipas tyre, këto të dhëna përbëjnë një “thirrje zgjimi” për një krizë globale shëndetësore që prek gjeneratat e reja. Studimi tregon se sëmundjet kronike, si ato të zemrës dhe diabeti, përbëjnë tashmë dy të tretat e të gjitha problemeve shëndetësore në botë. Po ashtu, çrregullimet mendore, veçanërisht depresioni dhe ankthi, po rriten me ritme alarmante. Vlerësimet tregojnë se rreth 50% e barrës globale të sëmundjeve mund të parandalohet nëse reduktohen faktorët e...