Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Trump ngatërron postin e kryeministrit kanadez, mikrofoni i ndezur kap bisedën mes tyre
Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi ai e quajti atë “president” në vend të kryeministër. Trump po përshëndeste udhëheqësit botërorë pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa kamerat dhe mikrofonat ishin ende të ndezur. “Epo, jam i kënaqur që më ngritët në statusin e presidentit”, i tha Carney ndërsa Trump ia theu se të paktën nuk e quajti guvernator, incident që e kishte bërë edhe më herët me paraardhësin e Carney-t, Justin Trudeau. Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Trump bëri edhe falënderime dhe komenteve spontane mbi udhëheqësit botërorë. Kur arriti tek Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Trump u habit që ai nuk ishte midis atyre që po qëndronin në këmbë....