Marrëveshja e Paqes për Gazën, reagon Presidenti Begaj: Moment historik, mbështesim paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Marrëveshja e Paqes për Gazën, reagon Presidenti Begaj: Moment historik, mbështesim paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar Marrëveshjen e Paqes për Gazën të firmosur në Egjipt nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë shtetesh. “Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet. Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, thotë Presidenti Begaj në një mesazh në rrjetin social X. Trump ishte sot në Izrael dhe Egjipt, ku në këtë ndalesë të dytë u firmos Marrëveshja e Paqes duke i dhënë...