Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Noka për largimet nga PD: Janë renegatë, demokratët e vërtetë luftojnë narkoshtetin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas lajmit për largimin e dy anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët janë emëruar në poste në administratën e qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Noka i quajti ata “renegatë”, duke theksuar se demokratët e vërtetë kanë një mision të vetëm rrëzimin e “regjimit të narkosit”. “Demokratët kanë vetëm një qëllim të shkatërrojnë kështjellën e narkosit që ngriti Lali Vjedhësi. Demokratët janë ndryshe nga rilindasit, ata e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër. Flas për demokratët, jo për renegatët. Synimi i tyre është rrëzimi i narkosit dhe institucionalizimi i votës së lirë,” tha Noka. Sipas tij, “demokratët janë misionarë që nuk dorëzohen derisa të...