Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është nisur sot në mbrëmje në Uashington duke i dhënë fund vizitës së tij të shkurtër në Lindjen e Mesme. Imazhet në kanalet televizive arabe treguan Trump duke hipur në “Air Force One”, në vendpushimin egjiptian të Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq. Kjo shënon fundin e vizitës së tij njëditore në rajon, gjatë së cilës ai foli disa herë për përfundimin e luftës në Gaza dhe për një fillim të ri për paqen në Lindjen e Mesme. Në Izrael, Trump u takua fillimisht me familjet e pengjeve dhe mbajti një fjalim në parlamentin izraelit, Knesset. Në Egjipt, ai më pas nënshkroi një dokument “gjithëpërfshirës” me udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, i cili synon të konsolidojë armëpushimin midis Izraelit...