Salianji: Me seriozitetin e Ramës, jemi 300 vite larg BE-së – Diella ishte një karagjozllëk për PR

Salianji: Me seriozitetin e Ramës, jemi 300 vite larg BE-së – Diella ishte një karagjozllëk për PR

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se Shqipëria është shumë larg integrimit në Bashkimin Europian, për shkak të qeverisjes aktuale. “Nëse do të kishte një kriter për seriozitetin e kryeministrit, do të ishim 300 vite larg nga BE-ja”, u shpreh Salianji, duke e cilësuar sjelljen e Ramës si të papërshtatshme për një udhëheqës të një vendi demokratik. Sipas tij, raportet ndërkombëtare dhe indikatorët tregojnë qartë se Shqipëria nuk ka bërë përparime reale në procesin e integrimit dhe se institucionet janë të kapura nga një njeri i vetëm. “Nuk kemi as parlament. Ngrenë dorën kot. Problemi më i madh është mungesa e sundimit të ligjit – vendimet merren nga humori i Ramës. E...