Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Droga me vlerë 16 milionë euro – Shqiptari kapet me arsenal në mes të Romës”
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët italianë, pasi u kap me një sasi të madhe kokaine, një armë të vjedhur dhe mijëra euro në para cash. Sipas autoriteteve italiane, i riu, i lindur në vitin 2002, u ndalua gjatë një patrullimi rutinë në rrugët e kryeqytetit, pasi sjellja e tij e dyshimtë tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën rreth 30 mijë euro në para të gatshme, ndërsa më vonë u zbulua se ishte i papunë dhe nuk mund të justifikonte burimin e tyre. Kontrolli në banesë zbuloi një qendër logjistike të mirëorganizuar për ruajtjen e drogës, ku u gjetën tetë çanta të mbushura me kokainë të ndarë në 191 pako, me logo të ndryshme që tregonin klasifikimin dhe destinacionin...