Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Armëpushimi në Gaza, Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në garë
Organizatorët e Festivalit të Këngës Eurovision njoftuan të hënën se takimi online i planifikuar për në nëntor për të votuar mbi pjesëmarrjen e Izraelit nuk do të mbahet, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Austria, që do të presë konkursin e vitit 2026 në Vjenë, kishte bërë thirrje që vendet pjesëmarrëse të mos bojkotonin garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, pavarësisht shqetësimeve lidhur me konfliktin dyvjeçar në Gaza. Eurovision ka qenë në qendër të polemikave këtë vit, me disa vende që kishin paralajmëruar të tërhiqeshin nëse Izraeli merrte pjesë. Transmetuesi shtetëror austriak, që do të organizojë konkursin, e mirëpriti vendimin e organizatës evropiane të transmetuesve publikë, EBU. Sipas deklaratës së EBU-së, “Këshilli ra dakord që...