Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Nxënësit mësonin anglisht me aromë rakie. Pushohet nga puna profesori, konsumonte alkool
Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit. Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte në lëndë. Ata pohuan gjithashtu se orët e tij zhvilloheshin në mënyrë jo serioze dhe shoqëroheshin me sjellje të papërshtatshme. Në redaksi është dërguar edhe një video e xhiruar nga vetë nxënësit, ku profesori shihet duke konsumuar raki dhe birrë para fillimit të procesit mësimor. Për të verifikuar denoncimin, ekipi i “Fiks Fare” u vendos në lokalin pranë shkollës, ku sipas nxënësve, ai ndalet çdo mëngjes. Në mëngjes rreth orës...