Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Monopatinat elektrike, nga promovimi dikur nga Erion Veliaj deri tek ndalimi nga policia
Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjeteve si pjesë e një Tirane më miqësore, ekologjike dhe inovative. “Ky mjet është 100% i pastër. Është një mjet pune, jo akrobatik, që mund të lehtësojë trafikun dhe të ofrojë lëvizje më të shpejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët,” theksonte Veliaj. Një vit më vonë, kaluam nga promovimi i monopatinave elektrike tek ndalimi i tyre. Me një njoftim të beftë, të dielën e 12 tetorit, në orën 12:05 të mesditës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, lajmëroi se që nga kjo e hënë ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë. “Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave...