Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ina Zhupa: Skandal, Via Egnatia qenka shkatërruar me miratim nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore!!
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit Ina Zhupa gjatë dëgjesës me drejtoreshën e IKTK, Joli Mitrojorgji e ka pyetur në lidhje me asfaltimin e berë në Via Egnatia. Në video e shpërndarë nga Zhupa, drejtoresha pranon se i kanë dhënë miratim projektit si dicka brenda parametrave. Ina Zhupa e konsideron këtë një skandal. Ajo shprehet se: “Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!” Reagimi i plotë i...