Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador: 6 të vrarë dhe 17 të plagosur – Dyshohet për larje hesapesh mes bandave
Gjashtë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në një përleshje të dhunshme gjatë një ndeshjeje futbolli amator në Guayaquil, njoftoi policia ekuadoriane. Incidenti ndodhi rreth orës 23:00 të së dielës, kur një grup prej 6-7 personash, të cilët udhëtonin me motoçikleta dhe dy SUV, hapën zjarr ndaj banorëve të pranishëm. Sipas autoriteteve, 85 gëzhoja u gjetën në vendngjarje. Dy nga të vrarët ndërruan jetë menjëherë në vend, ndërsa katër të tjerë vdiqën në spital si pasojë e plagëve të marra. Dy viktimat kishin precedentë penalë të rëndë. Policia e lidh ngjarjen me larje hesapesh midis bandave rivale që luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Dy të dyshuar u arrestuan dhe po merren në pyetje.