Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Apelimi nuk e shpëton ish-presidentin francez nga burgu, Nicolas Sarkozy do të vuajë 5 vite dënim për komplot kriminal
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet më 21 tetor në burgun La Santé në Paris, për të nisur vuajtjen e dënimit me pesë vite burg. Ai ka apeluar dënimin, por natyra e vendimit gjyqësor kërkon që ai të shkojë në burg ndërkohë që zhvillohet procesi i apelimit, i cili pritet të nisë pas rreth gjashtë muajsh. Sarkozy u shpall fajtor për komplot kriminal, në kuadër të një skeme që përfshinte marrjen e fondeve zgjedhore nga regjimi i ish-diktatorit libian Muamar Gadafi. Vendimi e bën 70-vjeçarin udhëheqësin e parë francez të pasluftës që do të hyjë realisht në burg. Edhe pse ai e ka apeluar dënimin, ish-presidenti duhet të fillojë vuajtjen e dënimit ndërkohë që procesi i apelimit është ende në zhvillim. Sarkozy ka...