Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

Në Komisionin e Ligjeve u shpall sërish vakanca për Avokatin e Popullit. Opozita doli kundër procedurës pasi sipas saj, vakanca është shpallur një herë gjatë legjislaturës së kaluar. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se ky argument bie, pasi një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, që kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më pjesë e Kuvendit. Vakanca u shpall me tetë vota pro nga Partia Socialiste, ndërsa pesë deputetët e opozitës e bojkotuan votimin. Top Channel