Gara e fotografëve në Fier, çmimin e madh e fiton një iranian. Kameramani i TCH merr vendin e tretë

Gara e fotografëve në Fier, çmimin e madh e fiton një iranian. Kameramani i TCH merr vendin e tretë

Në Fier, mbrëmja e çmimeve të Fokus 16 ka përmbyllur ditët e një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare të fotografisë artistike në vend. Në hollin e Teatrit “Bylis” dhe në galerinë “Vilson Kilica” u ekspozuan punimet e 208 fotografëve nga 58 vende të botës, duke sjellë për publikun histori, ndjenja dhe realitete që kalojnë kufijtë e një imazhi. Çmimin e parë në kategorinë “Temë” e fitoi fotografi iranian Majid Hojati, me veprën “Fundi i një perspektive si vizion”. Në këtë edicion u nderuan edhe në kujtim Alqi Golkoshi dhe Leon Cika, për kontributin e tyre të vyer në zhvillimin e fotografisë shqiptare. Arben Alliaj, drejtor i Fokus 16: “Fokus nisi si një nismë lokale vite më parë, për t’u shndërruar sot në një laborator...