Samiti i Paqes, Trump në Egjipt: Një ditë e re po lind. Tani fillon rindërtimi për Gazën

Samiti i Paqes, Trump në Egjipt: Një ditë e re po lind. Tani fillon rindërtimi për Gazën

Pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt, Presidenti amerikan Donald Trump tha se kjo është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë shpresuar dhe janë lutur. “Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, nënvizoi Donald Trump. Presidenti shprehu mirënjohjen e jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane të cilat ai thotë se ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër, presidenti i Egjiptit deklaroi se marrëveshjet e sotme për Gazën hapin derën për një epokë...