Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit. “Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit. “Kjo zgjati 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të zgjasë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën. Marrëveshja është aq e madhe sa do të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore – e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme”, tha presidenti teksa nënshkruante. “Mendova se kjo do...