Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, zhvilluan sot një takim zyrtar në kuadër të një samiti ndërkombëtar për paqen, që po mbahet në qytetin bregdetar egjiptian, Sharm el-Sheikh. Qëllimi i këtij samiti është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin në Gaza, ndërsa takimi Trump-Sisi u cilësua si moment kyç për rifillimin e përpjekjeve diplomatike. Gjatë deklaratës për mediat, presidenti Trump u shpreh se “faza e dytë e negociatave ka nisur”, duke theksuar se proceset janë të ndërlidhura dhe po zhvillohen paralelisht. Ai nënvizoi gjithashtu se “duhet bërë shumë pastrim në Gaza” për të ecur përpara drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme. Nga ana e tij, presidenti Sisi e quajti Sharm el-Sheikh “qytetin e paqes” dhe e cilësoi marrëveshjen për...