Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Avokati i Popullit, nis nga e para: Mazhoranca shpall vakancën pa opozitën
Komisioni i Ligjeve ka shpallur këtë të hënë vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke i hapur rrugë procedurës për aplikimet e reja. Të interesuarit kanë afat 20 ditë nga vendimi për të dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe për t’u kualifikuar si kandidatë. Opozita ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se shpallja e vakancës është bërë një herë gjatë legjislaturës së kaluar dhe nuk është më e nevojshme ta përsërisë. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, e ka cilësuar të pavlefshëm këtë qëndrim, duke theksuar se një pjesë e deputetëve të mëparshëm që kishin mbështetur kandidatura tashmë nuk janë më pjesë e Kuvendit. Për këtë arsye, sipas tij, procesi i mëparshëm është i skaduar dhe duhet rihapur. Vakanca për Avokatin e Popullit u shpall vetëm me votat...