“Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

“Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i Kombëtares, Sylvinho. “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë. “Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se ne çdo...