E shkarkoi vetingu, rikthehet në detyrë gjyqtarja Blerina Muço

E shkarkoi vetingu, rikthehet në detyrë gjyqtarja Blerina Muço

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 13 tetor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Blerina Muço, e cila u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 1 nëntor të vitit 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin tërësor. Subjekti paraqiti ankim në Kolegj, ku pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të shkaqeve të ngritura, u vendos vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e bashkëshortit nga një marrëveshje bashkëpunimi me një shoqëri për ofrim të konsulencës ligjore. Muço parashtroi se bashkëshorti nuk kishte qenë në dijeni të moshlyerjes së detyrimeve tatimore nga...