Qeveria e Holandës ka marr në kontroll prodhuesit e çipave të kompjuterave kinez “Nexperia”.
Ky veprim nga pala holandeze, ka nxitur tensione me Pekinin, ndërsa një luftë globale po zhvillohet mbi pronat teknologjikë.
Më tej, qeveria ka thënë ditën e djeshme se e ka bërë këtë ndërhyrje, si rrjedhojë e ligjit të Holandës. Gjë që parashikon, që kompania të ketë të drejtë të ndërhyjë në vendimet menaxheriale të kompanisë mëmë, “Nexperia”.
Me këtë ligj, aksionet e Wingtech në Shanghai kanë pësuar një rënie prej 10
%.
Si përfundim, qeveria holandeze nuk do të marrë pjesë në pronësinë e Nexperia-s, por do të ketë te drejtën për të përmbysur vendime që I konsideron të dëmshme.
Ndërkaq, prodhimi i kompanisë do të vijojë si normalisht.
