Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Denoncimi i deputetit Tritan Shehu: Pasi dogjën 430 milionë euro, tani djegin plehrat buzë Vjosës!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, denoncoi sot me tone të forta planin e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke e quajtur atë “strategji” që sjell zjarr, tym toksik dhe rrezikon lumen e UNESCO-s, Vjosën. Në një reagim të ashpër ne Facebook, Shehu paralajmëroi se tymi i ri toksik vazhdon të përhapet mbi banorët dhe natyrën në zonën Përmet–Këlcyrë, dhe se rëshqitjet dhe reshjet e ardhshme mund ta çojnë ndotjen drejt Vjosës. “Sërish dhe sot, re tymi toksik mbi ata banorë e qeniet e gjalla, nga Përmeti në Këlcyrë. Nesër, kur të fillojnë rreshjet, do të përfundojnë në Vjosën e UNESCO-s,” shkruan Shehu, duke kritikuar ashpër politikat e qeverisë: “Mbasi u humbën 430 mln euro me inceneratorët, do të vazhdohet me strategjinë: Veri flaken ose...