Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

Pas 12 vitesh në emigrim, Eduart Dervishi është rikthyer në vendlindjen e tij, në Funar, për t’u marrë me bujqësi. Në parcelën e tij me mbi 1 mijë rrënjë mollë, ai prodhon çdo vit 500–600 kv mollë cilësore të disa varieteteve, përfshirë edhe mollën dietike.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi nga afër këtë parcelë model në Funar, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për fermerët e zonave malore dhe të gjithë atyre që rikthehen për të investuar në vendlindje.“Infrastruktura e kanaleve kulluese dhe vaditëse mbetet një nga prioritetet tona kryesore në zonat rurale. Çdo vit po vërejmë një rritje të sipërfaqeve të mbjella dhe gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të kthehen në fshat për të ndërtuar të ardhmen këtu”, u shpreh Llatja.Funari...