Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Blic” i policisë në Elbasan, në pranga disa eksponentë të njohur të krimit
Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Informacionet e marra në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat kanë neutralizuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar. Operacioni është cilësuar...