Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqiptari Pano Ruçi rrëfehet pas grevës së urisë: Forca ime vinte nga mendimi për fëmijën tim!
Drejtësia greke ka dhënë dritën jeshile për zhvarrosjen e Denis Ruçit, 22-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempi-t tre vite më parë. Vendimi i Gjykatës së Larisës përfshin gjithashtu kryerjen e analizave të ADN-së dhe atyre toksikologjike, pas kërkesës së familjes së të ndjerit. Verdikti erdhi pas një greve urie që babai i tij, Pano Ruçi, mbajti për 23 ditë rresht përpara Parlamentit grek, duke kërkuar lejen për zhvarrosje dhe rihetim të çështjes. Pas përmbushjes së kërkesave, ai e ndërpreu grevën javën e kaluar. Në një intervistë për emisionin “To Proino”, Ruçi rrëfeu përvojën e tij të dhimbshme dhe mbështetjen që ka marrë nga qytetarë të shumtë, përfshirë edhe figura të njohura të artit dhe kulturës greke. “Kompozitori Nikos Karvelas vinte në...