Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku: Rënia e euros, flluska në ndërtim dhe rritja e çmimeve po e dëmtojnë ekonominë reale shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit, ngriti një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin te rënia e euros, rritja e çmimeve dhe përqendrimi i ekonomisë te sektori i ndërtimit. “Më vjen mirë që SEPA u bë realitet më 1 tetor dhe shpresojmë që edhe Kryeministri ta ketë mësuar, pasi u ka thënë njerëzve që nisi më 1 janar,” tha me ironi deputetja Tabaku në nisje të fjalës së saj, duke nënvizuar se opozita ka pasur ndër vite debate të sakta mbi drejtimin e ekonomisë shqiptare. Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me një strukturë të dobët dhe të paqëndrueshme, ku 60% e rritjes ekonomike vjen...