Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbjet dhe ngërçet në bark janë një fenomen i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe, për shumicën e grave, nuk paraqesin rrezik. Ndryshimet hormonale dhe rritja e mitrës shkaktojnë tension në ligamentet që mbështesin barkun, duke sjellë ndjesi të shtrënguara ose dhimbje të lehta. Ngërçet mund të shkaktohen gjithashtu nga gazrat, kapsllëku, dehidratimi ose mungesa e mineraleve si magnezi dhe vitamina B6. Për dhimbje të lehta, specialistët këshillojnë hidratim të rregullt, aktivitet fizik të butë si ecja ose joga para lindjes, banjë ose kompresë të ngrohtë dhe një dietë të pasur me magnez. Në raste të veçanta, suplementet ushqimore si Aleract, që përmban magnez, vitaminë B6 dhe acid alfa-lipoik, mund të ndihmojnë, por vetëm me miratimin e gjinekologut. Ekspertët paralajmërojnë se dhimbja e fortë, e vazhdueshme, shoqëruar...