Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate
Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare. Këtë të hënë, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse u bënë bashkë dhe dolën në një konferencë të përbashkët duke akuzuar se në pronën e tyre të grabitur po ndërtohet një kullë 35-katëshe në qendër të qytetit. Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës. Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit, si edhe nga dy komunitetet fetare në Shkodër ai mysliman dhe ai ortodoks të cilët pretendojnë se trualli ku po ndërtohet...